Manastir, 30 korrik – Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar së bashku me kryetaren e komunës së Manastirit, Natasha Petroska dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Mileski sot u njoftuan me aktivitet ndërtimore për rikonstruimin e Shtëpisë së oficerëve në Manastir, me ç’rast biseduan për zgjidhje ideore për përdorim funksional të mëtutjeshëm të objektit.
Siç është kumtuar nga komuna, kryetarja Petrovska e ka njoftuar Zbogarin se duke marrë parasysh të gjitha rrethanat në të cilat po bëhet rikonstruimi, në lidhje me gjendjen e koronavirusit, ajo është e kënaqur me dinamikën e rikonstruimit të këtij objekti me rëndësi të madhe kulturore dhe historike për Manastirin.
Ambasadori Zbogar dhe kryetarja e komunës Petrovska diskutuan gjithashtu edhe për zgjidhjet ideore për përdorimin e mëtutjeshëm funksional të objektit.
Projekti për rindërtimin e Shtëpisë së Oficerëve është realizuar në kuadër të nën-projektit “Rritja e ofertës turistike e rajonit të Pelagonisë përmes restaurimit dhe përshtatjes së Shtëpisë së Oficerëve së bashku me rregullimin e katit përdhes.
Projekti është përpiluar nga Komuna e Manastirit dhe ka marrë fonde nën-grant nga Bashkimi Evropian në kuadër të skemës së nën-granteve të projektit “Konkurrencë lokale dhe rajonale”, i financuar nga Fondi IPA 2 i Bashkimit Evropian, i administruar nga Banka Botërore.
Vlera totale e marrëveshjes me Projektin e konkurrencës lokale dhe rajonale (PLRK) është 58,792,610.00 denarë, ku 52,913,349.00 janë mjete të PLRK (LRCP), kurse 5,879,261.00 denarë janë fonde nga buxheti i Komunës së Manastirit .