Situata dhe përparimi në procesin e euro-integrimeve në BE, përdorimi dhe implementimi i fondeve të BE-së, statusi i realizimit të prioriteteve të Republikës së Maqedonisë për pranimin në NATO dhe statusi i realizmit të Marrëveshjes Kornizë do të jenë pjesë e pikave në seancën e sotme të rregullt të 52-të të Qeverisë së Republikës të Maqedonisë.
Siç kumtoi shërbimi qeveritar, në seancën e cila duhet të fillojë në mesditë do të shqyrtohen edhe programet vjetore të punës, programet e investimeve, si dhe programet për realizimin e planit strategjik vjetor të disa agjencive shtetërore dhe ndërmarrjeve publike si dhe Drejtorisë të Zonave Teknologjike Industriale, Drejtorisë për Siguri të Informacionit të Klasifikuar dhe Fondit për Inovacionin dhe Zhvillimin Teknologjik.
Në rend dite është edhe propozim programi për zhvillim të turizmit, si dhe propozimi projekti vjetorit për financimin e infrastrukturës hekurudhore për 2018.
Qeveria sot do të vendosë edhe për Propozim vendimin e Këshillit buxhetor gjyqësor për përcaktimin e pikës për llogaritjen e pagave të nëpunësve gjyqësor dhe policisë gjyqësore për vitin 2018.
Ministrat e Qeverisë në seancën e sotme gjithashtu do ta shqyrtojnë bilancin energjetik të Maqedonisë për vitin 2018, Projekt programin për mbështetjen e turizmit vendas për punëtorët me të ardhura të ulëta, propozim programin kombëtar për zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimin rural për periudhën 2018-2022 , si dhe informacione të shumta me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Sot, Qeveria do të vendosë për Propozim ligjin për shfuqizimin e ligjit për mbështetjen e prodhimit të brendshëm muzikor, ndërsa do ta shqyrtojë edhe Informacionin për dhënien e bursave për shtetasit e huaj me interes për Republikën e Maqedonisë, si dhe Informacionin mbi Planin e veprimit të rishikuar për punësimin e të rinjve për periudhën 2016-2020 dhe informacionin e rishikuar për zbatimin e Strategjisë kombëtare për uljen e varfërisë dhe përjashtim social në Republikën e Maqedonisë 2010-2020.
Në seancën e sotme, thuhet se Qeveria do të shqyrtojë edhe propozim Strategjinë për arsimin 2018-2015 dhe do të informohet edhe për procesin e realizimit të aktiviteteve të Marrëveshjes Kornizë për “Asistencë teknike për përgatitjen e një strategjie gjithëpërfshirëse për arsim 2016-2020” në korniza të Programit veprues për Zhvillimin e resurseve njerëzore 2007-2013.