Eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han në Shkup ku para Qeverisë ishte pritur nga kryeministri Zoran Zaev.
Han do të marrë pjesë në seancën e 79-të qeveritare ku pikë e vetme e rendit të ditës është Informacioni për konceptin dhe strukturën e negociatave për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë në BE pas çfarë pritet të ketë konferencë të përbashkët për shtyp.
Eurokomisari do ta vizitojë edhe Kuvendin, ku do të takohet me spikerin e Kuvendit Talat Xhaferin dhe me liderin e partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ndësa do të mbajë fjalim edhe para anëtarëve të Këshillit kombëtar për eurointegrime në Kuvendin e Maqedonisë.
Me ardhjen e Hanit në Shkup shënohet fillimi i procesit të skriningut për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në.
Do të bëhet skrining në më shumë fusha, mes të cilave ato kyçe të[ potencuara për reformim – qeverisja e së drejtës, gjyqësia, lufta kundër korrupsionit, shërbimet zbuluese dhe të sigurisë, administrata publike.
Siç veçmë lajmëroi kryeministri Zaev javën e kaluar për kapitullin e 33-të për Maqedoninë, Qeveria do të duhet të formojë 33 grupe të punës në të cilat do të angazhohen mbi njëmijë persona nga institucionet dhe nga sektori qytetar. Vijon edhe formimi i ekipeve për negociata, ndërsa në seancën e nesërme do të jenë negociuesit kryesor për pjesën politike dhe teknike.
Skriningu është proces me të cilin kontrollohet niveli i gatishmërisë së vendit që të zhvillojë negociata.