Shkup, 22 korrik – Sipas hulumtimeve të Eurostat, një e treta e banorëve të Evropës (32.9 %), nuk mund ti lejojnë vetës pushim vjetor jashtë vendit, informon Koha.
Parë në nivel të gjithë Evropës, Maqedonia dhe Serbia, janë të përfshira në hulumtimin e Eurostat, dhe gjenden në majë të listës. Më shumë se një e treta e qytetarëve të Maqedonisë, përkatësisht 65.3% nuk mund ti lejojnë vetes pushim as një javor jashtë vendit, ndërsa në Serbi përqindja është 62.8%.
Gjendja më e mirë është në Norvegji, ku vetëm 6% e popullatës nuk munden të shkojnë në pushim, pastaj Suedi me 8.2%, Zvicër me 8.9%.