Eugenie Bouchard thyen karantinën për të shkuar në shkretëtirë! (FOTO)

28

Nëse në fushat e tenisit nuk po arrin të gjejë dot formën e saj më të mirë dhe të ketë vëmendjen e dikurshme, në rrjetet sociale Eugenie Bouchard është shumë e ndjekur dhe jashtëzakonisht e vlerësuar. Por sëfundmi ajo ka përfunduar në qëndër të kritikave sepse në këto kohë të vështira për shkak të emergjencës së koronavirusit, Genie siç njihet ndryshe Bouchard ka bërë diçka që nuk lejohet, nuk ka respektuar karantinën.

Shkaku është një foto që bukuroshja kanadeze ka postuar në Instagram, foto e cila është shkrepur nga kanioni Red Rock në Las Vegas. Asgjë e keqe kjo nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të ishin në karantinë. Një foto në shkretëtërië e Genie Bouchard që ka krijuar shumë polemika duke patur parasysh edhe faktin se Amerika është shteti që ka më shumë të prekur në botë nga koronavirusi.

Comments are closed.