Eugena Aliu është këngëtarja që ka sjellë këngë shumë të bukura për publikun dhe ka talent në muzikë. Së fundmi ka publikuar edhe këngën e saj më të re “Pishman”, e cila duket se është pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj dhe ne e ftuam Eugenën në InfraRed të gazetës KOHA për të na folur pak më shumë rreth karrierës dhe pasionit të saj për muzikën
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Çfarë mendon Eugena kur një tekst i bukur bashkohet me një melodi interesante e të dy bashkë shkrihen kaq harmonishëm në këngën tënde më të fundit “Pishman”?
Ky është qëllimi i një kënge për një artist! Përgjithësisht mundohem që të jenë të kombinuara mirë sepse ndryshe nuk ka kuptim!Jap ide gjithmonë në meloditë e këngëve te mia gjithashtu tekstet i shkruaj vetë! Sigurisht pas një produkti të mirë, fshihet shumë punë!
KOHA: Ke sjellë këngë mjaft të bukura për publikun, mendon se ke marrë mbrapsht vlerësimet e duhura?
Mendoj se kam marrë dhe nuk kam marrë atë që duhet!! Kam ende punë për të arritur aty ku synoj!
KOHA: Në vitin 2015 more pjesë tek “The Voice “ në Turqi apo jo? Çfarë të ka mbetur në mendje nga ajo eksperiencë?
Mund ta quaj “Tabloja me shumë ngjyra” në të cilën përfshihet çdo ndjesi! Eksperiencë e paharrueshme, emocionuese, e guximshme, e bukur, frytdhënëse pak zhgënjyese dhe në fund një mësim shumë i mirë!
KOHA: Do e ripërsërisje?
Po, sigurisht! Më pëlqejnë sfidat!
KOHA: Çfarë të bën më krenare sa i përket rrugëtimit tënd në muzikë?
Që kam qëndruar vetvetja duke ruajtur identitetin tim, në një treg ku është shumë e vështirë të ecësh dhe të mos jesh pjesë e “lojës” së përgjithshme!
KOHA: Nëse do të ktheheshe edhe një herë pas, gjen diçka për të ndryshuar?
Asgjë! Do kisha qenë po e njëjta! Mendohem shumë para se të veproj diçka!Koha ma ka vërtetuar që kam vepruar me mend në kokë!
KOHA: Cilën nga këngët e tua e ke përjetuar më shumë?
Janë të gjitha një lloj dashurie me vete! S’mund t’i ndaj!
KOHA: Me cilin këngëtar do të kishe kënaqësinë ta ndaje skenën?
Kam patur idhull që e vogël këngëtarin turk Ibrahim Tatlises, do ishte kënaqësi të kisha kënduar me më të mirin e muzikës sime të preferuar, por sigurisht ka dhe emra të tjerë, si këngëtari i mirënjohur botëror Cheb Khaled!
KOHA: Vendimi më i mirë që ke marrë deri tani?
Që nuk kam pranuar të hy në kontratë menaxhimi artistësh, pa u plotësuar kushtet e mia si individ dhe si artiste!
KOHA: Çfarë zë më shumë vend në mendimet e tua këtë periudhë?
Projektet që kam në punë e sipër dhe si do priten nga fansat dhe publiku i gjerë!
KOHA: Me kë e ke bërë bisedën e fundit të këndshme? Për çfarë?
Njerëz rreth vetes qe jam mirënjohëse qe i kam afër duke filluar nga familja deri tek shoqëria, jo shumë e zgjeruar por e saktë!Nuk kam diçka specifike për ta ndarë!
KOHA: Çfarë i thotë Eugena reflektimit të saj në pasqyrë?
Qëndro e tillë deri në fund! Drejtësia dhe merita vlerësohet sado vonë që të shkoje! Me besimin ne Zot, gjithçka arrihet!
KOHA: A është femra një superfuqi sot?
Nëse femra i ruan vlerat e saj, sigurisht që mbetet superfuqi! Për këtë jam pak skeptike në këtë periudhë ne të cilën jetojmë!
KOHA: Muzika që nuk mungon kurrë në iPadin, telefonin apo në makinën tënde?
Muzika turke! Edhe pse unë dëgjoj çdolloj muzike që është e bukur për shijet e mia!
KOHA: Si qëndrojnë në raport me njëra-tjetrën bukuria fizike me atë të shpirtit?
Kur i ke të dyja je me fat! Por nëse ke bukurinë shpirtërore,të zbukuron edhe aparencën! Ndryshe s’ka vlere!
KOHA: Do të të shohim në ndonjë realizim tjetër muzikor, së shpejti?
Po, shumë shpejt! Jam duke punuar disa projekte tani, shpresoj ti kem gati sa më parë! Ju falënderoj për ftesën në këtë intervistë dhe ju uroj suksese!