Shkup, 24 nëntor – Shoqata për promovimin e kulturës “Porta Skupi”, hapi panairin një ditor Etno Fest, te ushqimeve vendase. Në panair u ekspozuan ushqime të ndryshme tradicionale shqiptare nga zona të ndryshme. Ky panair pretendon të shndërrohet në traditë.
“Ballkani, si urë mes lindjes dhe perëndimit, gjatë gjithë historisë, gërshetoi kulturat botërore, e në sinkron me to, edhe ushqimet në tryezat tona… ndërsa sot, këtu para jush, ky manifestim në koherencë me festat e Nëntorit dhe ngjarjet historike, sofrat tona i shndërroi në një panair, që miqtë e quajtën “Etno Fest”, tha Arlinda Kalisi, ideatore.
“Qëllimi i këtij panairi është mundi i gruas, ku zakonisht këto aktivitete bëhen në kushte shtëpiake dhe jo gjithë njerëzit kanë njohuri se si gruaja i bën këto lloj përgatitje tradicionale nga gjitha krahinat, ndonëse këtu nuk ka vetëm ushqime tradicionale, këtu nuk ka vetëm turshi , te ky proekt ka një këndë të vecant me ushqime vegane ku kohëve të fundit merr një hovë të madh si në nivel shtetërore por dhe më gjerë”, tha Kalisi.
Panairit mbështetje financiare i ka dhënë Ministria e Kulturës dhe Vinaria Tikvesh-Shkup. “Ne si ministri do të jemi gjithmonë këtu për të përkrahur kulturën shqiptare”, tha Faton Fazliu, shef në kabinetin e ministrit të Kulturës në RMV.
“Ne jemi ajo që e hamë”, tha kështu Laura Saliu, mësuese e Yoges por dhe vegjetariane duke folur për rëndësinë e mënyrës së shëndetshme të ushqimit dhe për ushqimet vegjetariane. Për llojet e traditave dhe krahinave të ndryshme në larminë e ushqimeve foli profesoresha dhe njeherit aktive ne shumë aktivitete z.Ajtene Ajdini Kadriu. Ndryshe, panairi u mbështet edhe nga Vinaria Tikvesh, ndërsa performuan këngëtari Valon Suma dhe Ansambli i këngëve dhe valleve Drita e Dërvenit.