Si pasojë e thatësirës së ashpër në disa rajone të Etiopisë, numri i personave me nevojë për ndihmë ushqimore nga 5.6 milionë ka shkuar në 7.7 milionë. Zëdhënësi i Komisionit Nacional për Menaxhimin e Rreziqeve të Katstrofave, Abebe Zewdie, duke folur për agjencinë zyrtare të lajmeve të vendit ENA, ka thënë se në disa zona të rajoneve Oromo, Amhara dhe Rajonin e Kombeve dhe Popujve Jugorë, mbizotëron mungesë serioze e ujit dhe se është shënuar rënie në rendimentet bujqësore. Zewdie ka theksuar se ka nevojë urgjente për 432 mijë ton ushqime duke njoftuar se numri i nevojtarëve për ndihmë është rritur nga 5.6 milionë në 7.7 milionë.