Skeptikët thonë se ndoshta mund të ndodh që Maqedonia e Veriut të marrë datë për fillimin e bisedimeve në tetor, nëse Gjermania e bindë Francën, në çka diplomati Jan Truzhninski, ish kryenegociator i Polonisë me BE-në, dyshon thellë
Nga Destan JONUZI, Varshavë
Liderët evropian janë të ndarë në mendime dhe analiza për caktimin e datës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE në muajin tetor. Përderisa një pjesë e madhe e tyre janë të zhgënjyer nga fakti që Komisioni Evropian (KE) nuk ndezi dritën jeshile që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ti fillojnë bisedimet për anëtarësim në qershor, presin që ky gabim të ndreqet në tetor.
Ndërkohë që një pjesë bukur e konsiderueshme e liderëve evropian janë të mendimet që në tetor datë për fillimin e bisedimeve ti jepet vetëm Maqedonisë së Veriut. Ka edhe nga ata që mendojnë se për shkak të zhvillimeve të shumta në BE as në tetor Maqedonisë së Veriut nuk do ti jepet data. Motivi kryesor i BE-së që negociatat për anëtarësim të ngelin hapur për dy shtetet, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është stabiliteti i rajonit. Por, në 6 mujorin e fundit liderët evropian thonë se është regjistruar një regres dhe degradim i madh në politikën e Tiranës, i cili ndikon tepër në vendimet e BE-së. Në këto kushte vlerësimi i tyre është se bisedimet duhet filluar me Maqedoninë e Veriut, ndërsa me Shqipërinë të punohet fortë dhe ti ndihmohet në arritjen e këtij synimi.
Analistët politik vlerësojnë se qesharak është edhe Makron, i cili i inspiruar nga Degol, në vend se nga Shuman në evropianizmin e tij, kontribuon në bllokimin e zgjerimit të BE-së, situatë e cila më së shumti i godet qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor. Skeptikët thonë se ndoshta mund të ndodh që Maqedonia e Veriut të marrë datë për fillimin e bisedimeve në tetor, nëse Gjermania e bindë Francën, në çka diplomati Jan Truzhninski, ish kryenegociator i Polonisë me BE-në, dyshon. “Ndoshta, do të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, rubikoni rrotullohet, ndoshta nëse Gjermania e bindë Francën, në çka dyshojë”, thotë Truzhinski. Liderë dhe diplomatë evropian nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në kuadër të peocesit të Berlinit në Poznanj të Polonisë, ndajnë mendimin se Maqedonia e Veriut ka merituar datën për fillimin e bisedimeve, por sipas tyre BE nuk është në formatin e vitit 2007, para krizës ekonomike, por as vendet anëtare veç e veç dhe si tërësi në kuadër të unionit. Vlerësimi i tyre është se Evropa sot ka probleme që të projektojë simpati ndaj vet procesit para inkuadrues, vështirë të ruaj kursin dhe promovojë politikat e mira të saj.
Në gjithë këtë amulli analizash mesazhe inkurajuese për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin nga Samiti i Poznanjit, dërgoi euro-komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Jihanes Han, i cili theksoi se dy vendet kanë bërë përparim në reforma, dhe se vendimet e Këshillit të Evropës duhet të respektohen dhe në tetor të caktohet data e fillimit të bisedimeve për dy shtetet. (koha.mk)