Mungojnë edhe tri javë nga ndeshja e madhe, por ethet e Champions League duket se kanë shpërthyer që tani në Napoli. Në fakt, janë 10 mijë tifozët e klubit italian që kanë prenotuar fluturimin për në Madrid. Më shumë nga sa do të jetë e mundur të qëndrojnë në sektorin e ekipit udhëtues sepse numri i biletave që do të jenë në dispozicion të tifozëve napolitan është 3917. Kështu, shumë prej tyre nuk do të arrijnë as të futen në “Bernabeu” dhe do të jenë të detyruar ta ndjekin ndeshjen nga televizor, por kjo nuk ka rëndësi. Për momentin, vendet në dispozicion për sektorin ku do të qëndrojnë tifozët e ekipit udhëtues janë më pak se katërmijë dhe Real ka bërë të ditur se futja në sektoret e tjera të stadiumit do të vendoset nga klubi pritës. Me pak fjalë, ata tifozë të Napoli-t që mund të blejnë bileta, që janë rezervuar për tifozët e Real rrezikojnë të mbeten jashtë impiantit. Por këto detaje duket se nuk kanë frikësuar mbështetësit “axurr”, për të cilët kjo sfidë europiane ka një shije të veçantë. Një ëndërr që kthehet në realitet. Këtë e tregon entuziazmi me të cilin tifozët dhe lojtarët po përgatiten për ndeshjen e madhe të Champions League. Një eveniment që nuk mund të humbet. “Do të jetë shumë bukur të kthehem në atë që është një nga stadiumet më të bukur në botë, – ka thënë ish-madrileni Raul Albiol. – Te Real kam luajtur për katër sezone dhe jam ndier gjithmonë mirë”.