Shkup, 21 tetor – Mefsushori tetovar Valon Ethemi nuk do të vazhdojë karrierën te Lokomotiva e Zagrebit, me të cilët kishte arritur akordin para pak ditëve. Mesfushori së fundmi ka qenë në bisedime me skuadrën e Ligës së Parë turke, Istanbulspor, aty ku luajnë edhe dy ish-shokët e skuadrës, Kristal Abazaj dhe Eduart Rroca. Palët janë në bisedime dhe në të ardhmen Ethemin mund ta shikojmë në kampionatin turk. 23-vjeçari u largua me shumë polemika nga Kukësi për kontratën e tij, duke pretenduar se Ethemi ishte nën kontratë me verilonodret, e madje iu ‘dogj’ edhe avnetura polake, ndërsa tashmë dukets e nuk po gjen rehat dhe si opsion ka dal Turqia.