Shkup, 31 tetor – Janë shterur të gjithë mekanizmat për stopimin e ndërtesës afër “Majçin Dom” pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese për mos inicimin e procedurës pas nismave të parashtruara për PDU I10, informojnë nga Komuna Aerodrom.
“Në seancën e sotme Gjykata Kushtetuese ka debatuar për ankesat e parashtruara kundër PDU I10, që e përfshin edhe parcelën afër ‘Majçin Dom’. Gjykata mori vendim t’i refuzojë të gjitha ankesat, me çfarë I10 mbetet plan urbanistik aktiv për atë rajon”, theksohet në kumtesën e sotme të Komunës së Aerodromit.
Komuna, siç theksojnë prej atje, është e obliguar ta respektojë vendimin e Gjykatës, si institucion me kompetencë më të madhe për këtë rast.
“Për fat të keq, janë shterë të gjitha mekanizmat me të cilat komuna tentoi ta kontestojë PDU I10 dhe ta stopojë ndërtimin e objektit afër ‘Majçin Dom’-it”, thuhet në kumtesë.
Nga komuna thonë se dëmet nga udhëheqësia komunale paraprake të udhëhequr nga VMRO-DPMNE lidhur me planifikimin urbanistik tashmë janë bërë. Kryetari Zlatko Marin dhe udhëheqësia e re komunale mbesin fuqishëm në përpjekjet për rritje e hapësirave gjelbëruese dhe garantimin e kushteve më humane në komunë.