Etemi do ta ndërtojë objektin në lagjen Aerodrom
Shkup, 25 tetor- Afaristi i mirënjohur Fatmir Etemi i cili është paraqitur si investitori kryesor në parkun e kontestuar në lagjen Aerodrom të Shkupit, gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një takim me banorët dhe aktivistët e kësaj lagje. Në këtë takim është diskutuar për ngritjen e objektit të ri në afërsi të “Majçin domit”.
“Unë këtu jam për ju, për shkak se e respektoj mendimin e juaja, dua t’ua sqaroj qëndrimin tim, shpresoj në mirëkuptimin e juaj dhe gjetjen e një zgjidhje të përbashkët”, është shprehur Etemi, në mbledhjen me banorët e Aerodromit.
Në rast të dorëheqjes nga ndërtimi i kësaj ndërtese, Komuna e Aerodromit duhet që afaritit Fatmir Etemi, ti paguaj një dëmshpërblim prej më tepër se 8 milion euro.
“Dëshiroj t’ju bind se ndërtesa do të jetë plotësisht efikase energjetikisht, projekti është
përpunuar me kujdesin më të lartë për rruajtjen e hapësirës dhe mjedisit jetësor. Vetë ndërtesa pritet të ketë gjelbërim horizontal dhe vertikal, me sistem të posaçëm të mirëmbajtjes, për të cilin jam duke investuar 1 milion euro. Për shkak të kujdesit tim gabariti i ndërtesës është zvogëluar dhe nuk do ti shfrytëzoj parametrat maksimale që mi lejon Plani Detal Urbanistik. Gjelbërimi në mënyrë maksimale do të rruhet”, është shprehur Etemi.
Kompani ZSF-KOM, pronë e Etemi, i ka siguruar banorët e lagjes së Aerodromit se pas përfundimit të ndërtesës aty do të mbjellën 150 drunjtë të rritur.