Këtë vit nuk do të merret vendimi për ndërprerjen eventuale të bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE, deklaroi sot Sven Mikser, shef i diplomacisë së Estonisë, e cila aktualisht kryeson me Unionin. Mikser ka thënë se çdo vendim për bisedime me Turqinë duhet të presë vlerësimin e Komisionit Evropian për përparimin e Turqisë në adoptimin e standardeve evropiane.