E diplomuar në filozofi, me një diplomë në master, në marrëdhëniet ndërkombëtare, ajo gjithashtu ka pasur role në marketingun e produkteve në disa biznese. Kur u bashkua me Twitter, fillimisht, ajo e drejtoi kërkimin e saj për të zbuluar se çfarë duan krijuesit nga platforma. Njëri prej kolegëve tha se rezultatet ishin të kthjellëta dhe se kompania kurrë nuk kishte arritur t’u kujdesej në mënyrë adekuate deri në këtë pikë
Disa ditë pasi Elon Musk kishte përfunduar blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh të Twitter, Esther Crawford ndau në rrjet një foto të saj duke fjetur në dyshemenë e kompanisë. E mbështjellë në një thes gjumi, me maskë sysh, ajo shtoi një mbishkrim në postimin viral: “Kur ekipi juaj po shtyn gjatë gjithë kohës për të vendosur afate, ndonjëherë ju flini gjumë aty ku punoni”. Crawford është drejtuese e menaxhimit të produkteve të Twitter-it, rrugës për t’u bërë një nga lideret më me ndikim të mbetur nga garda e vjetër përpara se Musk të pushonte nga puna më shumë se gjysmën e fuqisë punëtore. Gati 7500 persona, duke përfshirë shumicën e drejtorëve kryesorë. 39-vjeçarja ia ka dalë të rezistojë pasi mishëron vizionin ‘hardcore’ që Musk kërkon të rrënjos në kompanitë e tij të tjera si Tesla dhe SpaceX.
Ç’do të thotë vizion hardcore? Të punosh me orare të gjata dhe ngarkesë. Kjo është pritshmëria e Elon Musk. Crawford ka udhëhequr iniciativat e reja të fitimit të parave, të tilla si shërbimi i abonimit në Twitter dhe planet e tjera për të lejuar pagesat përmes faqes.
Crawford është bërë gjithashtu një nga gratë e pakta në kompani që u bashkua me grupin e burrave më të besuar të Musk. Për disa të brendshëm të kompanisë, Crawford ka energjinë karizmatike të nevojshme për të ndihmuar në transformimin e biznesit të dobët të Twitter-it, duke qenë një zë i fortë. Për ish-punonjësit e tjerë, ajo konsiderohet si oportuniste.
“Rasti i fjetjes në zyrë me të vërtetë i shqetësoi njerëzit”, tha një punonjës i cili shtoi se Crawford është bërë një nga pak punonjësit e të ashtuquajturit Twitter 1.0 që përkthen me sukses kërkesat e Musk për punonjësit e tjerë.” Ajo është bërë pothuajse përkthyese mes Musk dhe punonjësve”, thotë i njëjti burim. Nën drejtimin e Musk, i cili ka kërkuar të diversifikojë të ardhurat nga mbështetja në reklama, Crawford udhëhoqi prezantimin e Twitter Blue, shërbimi i abonimit premium prej 8 dollarësh, i cili u garanton përdoruesve një ‘tick blu’ të verifikuar.
Crawford u bashkua për herë të parë me Twitter në fund të vitit 2020. Para kësaj, ajo ishte blogere e videove në YouTube. Prej vitesh ka zhvilluar një blog për rënien në peshë.
E diplomuar në filozofi, me një diplomë në master, në marrëdhëniet ndërkombëtare, ajo gjithashtu ka pasur role në marketingun e produkteve në disa biznese. Kur u bashkua me Twitter, fillimisht, ajo e drejtoi kërkimin e saj për të zbuluar se çfarë duan krijuesit nga platforma. Njëri prej kolegëve tha se rezultatet ishin të kthjellëta dhe se kompania kurrë nuk kishte arritur t’u kujdesej në mënyrë adekuate deri në këtë pikë. Crawford më pas punoi në planet për të adresuar kërkesat e tyre. Disa kolegë aktualë dhe të mëparshëm e përshkruajnë atë si empatike dhe diplomate: Ajo blen gota të personalizuara për anëtarët e ekipit. Në profilin e saj në Twitter, fotografia në sfond shkruan: “Bëhu i guximshëm. Ngrihuni përsëri. Besoni tek vetja juaj”.