Romë, 2 tetor – Pesë të punësuar në Vatikan, duke përfshirë edhe të dytin për nga renditja në Drejtorinë për Informacione Financiare të Vatikanit janë suspenduar pas bastisjes policore, publikoi sot gazeta italiane “Espreso”.
Gazeta në ueb faqen e saj e publikoi raportin policor, në të cilin theksohet që rojtarëve të portave të Vatikanit u është dhëne urdhri të mos u lejojnë hyrjen brenda sepse janë te suspenduar.
Mes të suspenduarve është dhe një femër.
Zëdhënësi i Vatikanit publikoi që nuk ka koment për këtë raport.