Uashington, 4 qershor – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper e ka anuluar vendimin e mëparshëm të Pentagonit që të kthehen në shtëpi disa qindra ushtarë nga Uashingtoni, në momentin e rritjes së tensioneve me Shtëpinë e Bardhë rreth përgjigjes ushtarake ndaj protestave.
Sekretari ushtarak Rajan Mekarti deklaroi se ka marrë njoftim për urdhrin e Pentagonit për rreth 200 anëtarë të Njësitit të 82-të të aviacionit për reagim të shpejtë për t’u kthyer në shtëpi, ndërsa disa orë më vonë u raportua se Esper e kishte ndryshuar mendimin.
Makarti theksoi se ai ka mësuar për ndryshimin e vendimit pas takimit të Esper në Shtëpinë e Bardhë dhe pas bisedimeve që i ka pasur në Pentagon. Nuk dihet nëse Esper është takuar me presidentin amerikan Donald Tramp.
Sekretari ushtarak beson se Esper ka ndryshuar mendim me qëllim që të garantojë se ka mbështetje të mjaftueshme ushtarake në rast se shfaqet ndonjë problem gjatë protestave.
Vendimi që ushtarët të qëndrojnë në pozicionet e tyre pasi që udhëheqësia e Pentagonit vazhdon të këmbëngulë nuk duhet të përdoret forcë për të parandaluar protestat.
Rreth 1.300 ushtarë të forcave aktive ushtarake janë dërguar në Uashington në fillim të kësaj jave, ndërsa protestat për vdekjen e afro-amerikanit Flojd u përshkallëzuan në dhunë.