Uashington, 23 korrik – Senati i SHBA-së sot e konfirmoi emërimin e Mark Esper ministër të Mbrojtjes, duke përfunduar kështu edhe periudha në të cilën Pentagoni nuk kishte një shef aktual.
Esper, për të cilin votuan 90 senatorë, ndërsa tetë ishin kundër, do të bëjë betimin brenda ditës së sotme.
Pentagoni ishte pa shef pasi që Xhim Mati ka dhënë dorëheqje vitin e kaluar. Më pas, shef gjashtëmujor i Pentagonit ishte zëvendësministri Patrik Shenehan.
Më pas u.d u bë Esper, por nga momenti kur u nominua javën e kaluar, ai duhet që të jepte dorëheqje deri në konfirmimin nga ana e Senatit.