Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, i është vërsulur dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani.
Kjo e fundit, ka ndërprerë seancës pas përballjes verbale, përcjell Bota sot.
Deri tek ky moment erdhi, pas përplasjes së deputetëve, që diskutonin për rishikimin e Buxhetit.
Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu e PDK-së, gjatë fjalës së saj u përplas me deputeten e Vetëvendosjes Fitore Pacollin.
E deputeti Ukaj, iu afrua në foltore kryeparlementares Osmani, derisa fliste deputetja Musliu.
Menjëherë pas veprimit të tij është ndërprerë senaca e Kuvendit të Kosovës.
“Ndërpritet seanca për shkak të paedukatës së një deputeti”, ka deklaruar Vjosa Osmani.