Vjenë, 27 maj – Parlamenti austriak sot votoi mosbesimin e qeverisë teknike të kancelarit Sebastian Kurc. Për mosbesim votuan deputetët e Partisë Socialdemokrate të Austrisë, e cila e dorëzoi propozimin për votim të mosbesimit, ish partneri i koalicionit Partia Liria dhe deputetëve të listës Ject.
Anëtarët e Partisë Popullore të Kurc, por edhe të Neos opozitare votuan kundër kërkesës së PSD-së. Liderja e PSD-së, Pamella Rendi Vagner mbrëmë deklaroi se presidenca e asaj partie dha sugjerim të grupit të tij parlamentar sot të dorëzojë kërkesë për votim të mosbesimit të gjithë qeverisë.
Paraprakisht, Ject kumtoi se PSD-ja do të ngre kërkesë për votim të mosbesimit vetëm të kancelarit Sebastian Kurc, e jo edhe të gjithë qeverisë, pasi prej saj doli Partia Liria pas të ashtuquajturit Ibica skandal.
Vagner vendimin e shpjegon me atë që Kurc nuk i ka përdorur 10 ditët e fundit të krizës që të krijohet stabilitet, që të fitojë shumicën për propozimin e tij për qeveri të re, por Parlamenti e vendosi atë para një akti të kryer.
Me rënien e Qeverisë, Kurc hyn në histori si kancelar i cili ka kaluar kohën më të shkurtër në këtë detyrë, më shkurtë edhe nga rekorderi paraprak Kristian Kern.
Kurc deri më sot ishte gjithsej 525 ditë në funksionin e kryeministrit. Deri më tani, këtë rekord e mbante Kern, i cili kaloi 580 ditë në funksionin e kancelarit.
Gjithashtu, edhe ministrat e rinj në qeverinë teknike do të mbahen mend si ministra me kohë më të shkurtër të kaluar në funksion pas historisë së pasluftës së Austrisë.
Ministrat Ekart Rac, Valter Peltner, Johan Luif dhe Valeri Hakle, duke përfshirë edhe ditën e sotme, ishin në funksionet e ministrave vetëm pesë ditë.
Pas historisë së pasluftës së Austrisë, deri te Qeveria janë dorëzuar 185 kërkesa për votim të mosbesimit, por deri më tani nuk kishte shumicë të nevojshme për miratim.
Në vitet e kaluara, edhe pse ishin shpallur zgjedhje të parakohshme dhe ndërprerje të koalicioneve, partitë e deritanishme qeveritare njëzëri i hodhën poshtë kërkesat për votim për mosbesim të qeverisë.
Përndryshe, presidenti i Austrisë Aleksander van der Belen u prononcua kundër “rrëzimit” të qeverisë teknike dhe gjatë dhënies së betimit të ministrave të rinj apeloi deri te politikanët që të mos mendojnë në mënyrë partiake-politike, por për shtet deri në zgjedhjet e parakohshme.
Pas vendimit të Parlamentit, ai do ta besojë mandatin për formimin e qeverisë së re dikujt tjetër. Votimi erdhi pas fitores bindëse të partisë së Kurc në zgjedhjet evropiane në Austri. Në seancën e jashtëzakonshme është miratuar edhe vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në shtator.