Harlen Bodhi White, me faqe topolake, sy blu dhe buzëqeshje engjëllore, është kthyer në fenomen në internet, megjithëse është vetëm 15-muajsh. Ai ka më rreth 186 000 ndjekës në Instagram, më shumë se Harper Beckham (86.000), vajza pesë vjeçare e Beyonce, Blue Ivy (97.000) apo edhe se vajza tre-vejçare e Kim Kardashian North West (180.000). Pas fotografive shumë të pëlqyera, për beben 15-muajshe nuk kanë munguar ofertat nga markat e veshjeve, sajtet e internetit dhe kompanitë e reklamave. Ofertat i kanë kaluar edhe 1 milionë dollarët, e paimagjinueshme për një bebe që ende nuk ka mësuar të flasë. Nëna e Harlen, Chelsea White, e cila ka qenë modele por tashmë punon si fotografe profesioniste, është shumë e kënaqur me interesin e shfaqur ndaj fëmijës së saj. Ekspertët thonë se Harlen mund të bëhet bebja e parë në botë që fiton një milionë dollarë. Ngelet për t’u parë se cilat oferta do të pranojë familja e tij. Ai që tani po u mundëson udhëtime dhe qëndrime në hotele shumë të shtrenjta familjes së tij. Harlen po gjeneron të ardhura gjithandej, duke nisur që nga numri i madh i likeve në “Instagram”, klikimet tek videot e tij dhe nga menaxhimi i imazhit. Jo keq për një iniciativë që e ëma e nisi për kënaqësi, por u kthye në “makineri” parash.