Dar el Salam, 16 tetor – Zjarri i cili tashmë disa ditë ishte aktiv në malin më të lartë afrikan, Kilimanxharo, është vënë nën kontroll, kumtuan sot autoritetet e Tanzanisë.
Me inspektim ajror, që është kryer sot në mëngjes, u konfirmua se zjarri është vënë nën kontroll, ceket në kumtesën e Shërbimit të parkut nacional të Tanzanisë.
Zjarri shpërtheu të dielën në rajonin Vona, ku ndodhet pushimorja për alpinistë, të cilët për ngjitje i shfrytëzojnë rutat Mandara dhe Horombo.
Për shuarjen e zjarrit u angazhuan rreth 500 zjarrfikës, banorë lokal dhe studentë. Mali Kilimanxharo është i lartë 5.895 metra dhe çdo vit vizitohet nga pothuajse 50.000 turistë.