Shkup, 24 janar – Numri i viktimave të dhunës në familje në vitin 2022 është ulur për 4,3 për qind në krahasim me vitin 2021, informoi në brifingun e sotëm ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
Viktimat e reja të evidentuara në dhunën në familje për vitin 2022, sipas të dhënave të qendrave për punë sociale, janë 1 543 persona, prej të cilave shumica janë gra. Për krahasim, në vitin 2021, numri i viktimave të dhunës në familje ishte 1 608.
Numër më të madh të viktimave, siç informoi ministrja, ka në rajonin e Shkupit, gjegjësisht 530 viktima, ndërsa më pak në rajonin Verilindor -60. Pas rajonit të Shkupit, numër më të madh të viktimave ka në rajonin e Pellagonisë, gjegjësisht 241 viktima. Më e denoncuar është dhuna psikologjike, pastaj dhuna fizike, ka gjashtë raste të dhunës seksuale, si dhe dhunë ekonomike.