Athinë, 5 dhjetor – Një grup prej rreth 20 personave të maskuar, mbrëmë me gurë dhe kokteje molotovi i sulmuan policët përgjegjës për sigurimin e shtëpisë së ministrit pa resor të Greqisë, Alekos Flaburaris, lajmëron korrespodenti i MIA-s nga Athina.
Sipas medieve greke, gjatë incidentit nuk ka persona të lënduar, ndërsa është shkaktuar dëm i vogël material i automjetit të policisë. Policia gjatë kësaj ka arrestuar 19 persona.
Shtëpia e Flaburaris, që gjendet në lagjen e Athinës Eksarhija, që njihet si vend për tubimin e anarkistëve dhe në të kaluarën në disa raste ishte cak i sulmeve nga persona të maskuar.
Në lidhje me incidentin, përmes kumtesave reaguan edhe partia në pushtet SYRIZA dhe Demokracia e Re opozitare, të cilat e dënuan sulmin.