Dy persona mbrëmë rreth orës 2 pas mesnate, në bulevardin “Goce Dellçev” sulmuan një vozitës dhe ia morën automjetin. Siç informojnë nga MPB, sulmuesit me automjet të llojit “rover” me targa të panjohura i kanë dalë në rrugë personit B.D., pas çka e kanë nxjerrë nga automjeti i tij “daevu rejser”, e kanë sulmuar fizikisht, ia kanë marrë automjetin dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Po ndërmerren masa për gjetjen e kryesve dhe për ndriçimin e plotë të rastit.