Shkupjanja tridhjetë e pesëvjeçare dje është sulmuar nga tre persona në rr. “Antonio Grubishiq” në Shkup, të cilët reaguan për vendin ku ajo kishte parkuar automjetin. Nga policia informojnë se A.S.S. (35) në stacionin policor Qendër ka paraqitur se dje rreth orës 15:45 në rr. “Antonio Grubishiq” pasi që e ka marrë djalin e mitur nga shkolla, është nisur drejt automjetit të saj afër të cilit kanë qëndruar dy meshkuj dhe një femër. Tre personat menjëherë kanë nisur ta ofendojnë për arsye se aty e ka parkuar automjetin. Njëri nga personat ka filluar të godasë me grushte në kapakun e motorrit, më pas e ka hapur derën e automjetit dhe me pëllëmbë e ka goditur në pjesën e kokës, pas çka A.S.S. e frikësuar e ka nisur automjetin. Personi ka filluar ta godasë automjetin, pas çka ka thyer retrovizorin e djathtë, ndërkaq e dëmtuara ka arritur të ikë. SPB-Shkup po ndërmerr masa për ndriçimin e plotë të rastit.