S.J. nga fshati i Shkupit Bojanë mbrëmë vonë ishte sulmuar në parkingun afër RTVM nga dy persona të panjohur, mashkull dhe femër. Siç kumtoi MPB, së pari e kanë kërcënuar me thikë, prëderisa e ka nisur automjetin e tij “Golf”, pas çka ia kanë marrë telefonin celular “Ajfon 5” dhe 2.000 denarë.
Ngjarja e pakëndshme ka ndodhur në rrugën “Keji Dimitar Vllahov” pn, ndërsa hajnat pas vjedhjes janë nisur në drejtim të panjohur. Po ndërmerren masa për gjetjen e tyre.