Është sulmuar fizikisht deputeti Goran Milevski

29

Shkup, 26 mars  – Deputeti dhe lideri i LDP-së Goran Milevski dje pasdite ishte sulmuar në sheshin “Maqedonia” në Shkup. Incidentin e konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme.

“Në orën 16:30 G.M. në polici raportoi se deri sa ka qenë në lëvizje në sheshin Maqedonia ishte sulmuar nga një person”, informojnë nga MPB.

Nga atje theksojnë se po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit.

Në deklaratë për mediat Milevski thotë se derisa ka lëvizur gjatë sheshit një person i panjohur është afruar afër tij dhe ka filluar ta godasë me grushta  në kokë.

“Arriti të më godasë disa herë pastaj e largova nga vetja. U vetë përmbajta që mos t’ia kthejë në atë moment dhe mirë që iku, sepse nuk e di se si do të përfundonte e gjithë ngjarja”, thotë Milevski.

Lideri i LDP-së thekson se e gjithë ngjarja ka ndodhur shumë shpejt dhe pa asnjë shkak.

Milevski ka marrë lëndime trupore pas çka ka shkuar në spital, ndërsa rastin e ka lajmëruar në polici. Nga atje e konfirmojnë ngjarjen

Comments are closed.