Nervozizëm te Zaevi dhe Pendarovski nga disfata e pashmangshme zgjedhore është gjithnjë e më e dukshme. Aktivistë të pushtetit kërcënohen se me pistoleta do të hyjnë në KSHZ, publikisht para kamerave, ndërsa Stevo Pendarovski hesht.
Është skandaloze sjellja e pushtetit, i cili i përballur me disfatë humbet kontroll.
Pendarovski dhe Zaevi e dinë që po humbasin dhe për këtë edhe kërcënohen.
Kriminaliteti është rritur. Vetëm disa ditë para zgjedhjeve nga banka në Shkup janë marrë 150.000 euro, ndërsa Spasovski hesht dhe ende nuk i ka gjetur grabitësit.
A thua me këtë mosveprim, Spasovski në fakt i fsheh grabitësit?
Ekziston dyshim themelor në opinion se këto para do të shfrytëzohen për blerjen e votave.
Disfata e Pendarovskit i cili më shumë se i qartë ka kontribuar që pushteti të shkojë drejt metodave kriminale. Por askush nuk mund ta pengojë rënien e LSDM-së, sepse qytetarët nuk mbështesin krim dhe dhunë. Qytetarët duan ligj dhe drejtësi. Qytetarët do të votojnë për Gordana Siljanivskën dhe Davkovën.
Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së (koha.mk)