Shkup, 28 qershor – Në veprimet e sotme për sigurimin e personave të dyshuar që janë realizuar nën mbështetjen e prokurorit kompetent publik nga Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, janë arrestuar 10 persona të dyshuar.
Prokurori publik kompetent, kumtoi pasdite Prokuroria publike, ka sjell urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër 11 personave për të cilët ekziston dyshim bazë se kanë bërë vepër penale, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim, ndërsa njëri prej personave për punë të pamatur në shërbim, me ç’rast me veprimet e tyre kanë shkaktuar dëm në Buxhet në vlerë të përgjithshme prej 162.644.745,00 denarëve ose 2.647.802 milionë euro.
Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet, prokurori publik kompetent deri tek gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore penale ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për të gjithë të dyshuarit. Njëkohësisht prokurori në pajtim me nenin 118 dhe nenin 120 nga Ligji për procedurë penale ka dorëzuar edhe Propozim për përcaktimin e masës për sigurim të kërkesës pronësore-juridike në vlerë të dëmit.