Shkup, 28 shkurt– Aleanca nacionale për sëmundje të rralla (ANSRRM) e shtyu shënimin e planifikuar për më 29 Shkurt, Ditën ndërkombëtare të sëmundjeve të rralla që duhej të mbahej nesër në mesditë në hyrjen e QTQ Shkup nën moton “Ditë e sëmundjeve të rralla 2020: Jemi të rrallë, por të fuqishëm!, në pajtim me rekomandimin e Qeverisë për preventivë të përhapjes së koronavirusit.
“Me zhgënjim të madh kumtojmë se ngjarja e planifikuar publike për shënimin e Ditës së sëmundjeve të rralla e shtyjmë për shkak të rekomandimeve të dhëna nga ana e Qeverisë. Sinqerisht shpresojmë se mbështetjen Tuaj dhe dëshirën për t’u shoqëruar do ta ruani për datën të cilën plotësisht do ta dakordojmë dhe kumtojmë!”, thuhet ndër të tjera në kumtesën e ANSRRM-së.
Qeveria në mbledhjen e sotme solli konkludim dhe rekomandoi anulim të tubime më të mëdha publike, ngjarjeve sportive dhe manifestimeve argëtuese dhe kulturore-artistike deri më 6 mars të vitit 2020, me qëllim të preventivës së përhapjes së koronavirusit. (koha.mk)