Instituti i Shëndetit Publik në Nish sot shpalli epidemi të fruthit në Klinikën për sëmundje interne të fëmijëve në Qendrën Klinike në këtë qytet. “Janë ndërmarrë të gjitha masat për shkatërrimin e epidemisë”, të parashikuara me Ligj me propozim të Institutit të Shëndetit Publik në Nish, thuhet në deklaratë. Një nga masat është edhe ndalesa për vizita të pacientëve në Klinikë. Gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientëve të sëmurë është e mirë, pa komplikime.