Seul, 23 korrik – Aeroplanë ushtarakë të katër shteteve sot morën pjesë në një incident mbi ishujt e vogël dhe kontestues Dokdo gjegjësisht Takeshima në të cilat japin leje për kalim edhe Koreja e Jugut edhe Japonia.
Aeroplanë ushtarakë koreanojugorë në mëngjes hapën zjarr paralajmërues pasi një aeroplan ushtarak rus e shkeli hapësirën ajrore të Koresë së Jugut. Sipas Ministrisë koreanojugore për Mbrojtje tre aeroplanë ushtarakë fillimisht kishin hyrë në zonën mbrojtëse koreanojugore të identifikimit në bregun lindor, ndërsa një nga to kishte hyrë në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut. Aeroplani rus nuk i është përgjigjur zjarrit. Është hera e parë që një aeroplan rus ta shkelë hapësirën ajrore të Koresë së Jugut.
Një përfaqësues anonim koreanojugor deklaroi se tre aeroplanë rusë kishin hyrë në zonën mbrojtëse koreanojugore të identifikimit me tre aeroplanë ushtarakë kinez. Ai shtoi se aeroplanët kinezë kishin hyrë në zonën mbrojtëse koreanojugore të identifikimit në bregun jugperëndimor.
Përderisa Ministria ruse e Punëve të Jashtme kumtoi se Rusia nuk i kishte shkelur kufijtë e vendeve të tjera gjatë fluturimeve mbi ujërat neutrale të Detit të Japonisë.
“Dy Ту-95МС, bombardues strategjikë të forcave ajrore ruse më 23 korrik kryenin fluturime të planifikuara në hapësirën mbi ujërat neutrale në Detin e Japonisë”, bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Në kumtesë theksohet se aeroplanët kishin fluturuar sipas rregullave ndërkombëtare, në më shumë se 25 kilometra largësi nga ishujt Dogdo (Takeshima) pa e shkelur hapësirën ajrore të Koresë së Jugut.
“Fluturimet e përbashkëta të aeroplanëve Ту-95МС rusë dhe aeroplanëve kinezë Х-6К mbi Detin e Japonisë dhe mbi Detin Lindor Kinez nuk janë të drejtuara drejtë vendeve të treta. Fluturimet janë realizuar sipas planit për bashkëpunim ushtarak për vitin 2019 dhe nuk ishin të drejtuara kundër vendeve të treta… Kufijtë e shteteve të tjera nuk janë shkelur”, theksohet në kumtesën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Në ndërkohë Tokio dërgoi notë proteste deri te Seuli dhe Moska për shkak të incidentit i cili ndodhi mbi Detin e Japonisë, kur aeroplanë ushtarakë koreanojugorë hapën zjarr paralajmërues ndaj aeroplanëve rusë.
“Aktivitete të tilla mbi territorin tonë janë të papranueshme”, kumtoi Qeveria japoneze.
Armata japoneze dha urdhër që të kapen aeroplanët rusë dhe kinezë.