Me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj , Qeveria e Shqipërisë e shkarkoi nga detyra Drejtorin e përgjithshëm të policisë së Shqipërisë, Haki Çako. Ai u largua nga detyra, pas gati 3 vitesh në këtë post. Xhafaj pati një takim me drejtorin në ikje të cilin e ka falënderuar “për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, në përmbushjen e misionit të Policisë së Shtetit. Realizimi i objektivave të këtij mandati qeverisës, në fushën e rendit dhe sigurisë publike, sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe “dinamikë të madhe pune”. Ushtrues detyre është emëruar Reban Jakupi, zëvendësdrejtor i deritanishëm. Sipas mediave trashëgimtar i Çakos me siguri do të jetë Ardi Veliu, drejtor aktual i policisë të Tiranës.