Shkup, 11 janar – Janë ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme për sanimin e gjendjes në Radiotelevizionin e Maqedonisë (RTVM), ku mëngjesin e sotëm për shkak të plasjes së një hidranti janë përmbytur të gjitha hapësirat në katin e dytë, të cilat Ministria e Punëve të Brendshme dhe nuk ka rrezik nga zjarri, kumtoi Shërbimi qeveritar për informim.
“Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në tërësi e ka sanuar gjendjen me hapësirat e përmbytura në RTVM. Përveç derdhjes së ujit në ambientet dhe ashensorët për shkak të kujdesit, në objektin e RTVM-së është shkyçur energjia elektrike si dhe janë vendosur thasë me rërë që të ndalohet hyrja e ujit në pjesën tjetër të objektit. Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta dhe Qeveria e RM-së i bindin të punësuarit, por erdhe gjithë opinionin se nuk ka rrezik për paraqitje të zjarrit në objekt”, thuhet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar, transmeton Koha.
Sqarojnë se hapësirat në katin e dytë janë vërshuar këtë mëngjes, për shkak të shpërthimit të një hidranti, ndërsa i shfrytëzon Ministria e Punëve të Brendshme.
Paraprakisht RTVM i përgënjeshtroi informacionet në disa media se hanë vërshuar hapësira të tyre dhe theksoi se bëhet fjalë për hapësirat nën kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta.