Në vitin 2016 numri i vendparkimeve dhe garazheve, si objekte për parkim arrin 254 me sipërfaqe prej 701,194 metra katrorë. Siç kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë, 24.743 vendparkime janë në sipërfaqe të hapur, ndërsa 3.905 vende për parkim ka në garazhet e mbuluara. Në garazhet me kate ka 4.966 vende për parkim.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në krahasim me vitin 2015, numri i vendparkimeve dhe garazheve është rritur për 1,2 për qind. Në periudhën e njëjtë numri i vendeve për parkim është rritur për 9,5 për qind, në garazhet e mbuluara rritja arin 1,6 për qind, ndërsa në garazhet me kate numri i vendeve për parkim është rritur për 2,5 për qind.
Në vitin 2016 numri i vendeve për parkim në sipërfaqe të hapur për personat me nevoja të posaçme arrin 488, në garazhet e mbuluara 69, ndërsa numri i vendeve për parkim për personat me nevoja të posaçme në garazhin me kate është 59. Me këtë hulumtim janë përfshirë subjektet afariste për vende parkimi publike në Republikën e Maqedonisë dhe vendet e parkimit të komunave.