Është rritur numri i turistëve në muajin nëntor

Shkup, 14 janar – Ka rritje të numrit të turistëve dhe bujtjeve në nëntorin e vitit të kaluar, evidenton Enti Shtetëror i Statistikës. Sipas të dhënave të publikuara sot , numri i turistëve në nëntor është rritur për 12 për qind, ndërsa numri i bujtjeve për 9,2 për qind në raport me të njëjtin muaj të vitit 2017.

Të dhënat tregojnë se në nëntor numri i turistëve arrin 56.948, ndërsa numri i bujtjeve 126.373.

Numri i turistëve të vendit është rritur për 16 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj për 9,8 për qind, Edhe bujtjet janë rritur.Më tepër janë rritur bujtjet e turistëve të vendit sesa bujtjet e turistëve të huaj.

Në periudhën janar-nëntor vjet në të njëjtën periudhë në krahasim me vitin 2017, numri i turistëve ishte rritur për 13 për qind, ndërsa numri i bujtjeve për 14,7 për qind.