Numri i punëtorëve në industri në shkurt të këtij viti në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar dhe në dy muajt e parë në krahasim me janarin dhe shkurtin e vitit të kaluar është rritur për 0,4 për qind, kumtoi Enti shtetëror i statistikave.
Numri i punëtorëve në sektorin Xehtari dhe nxjerrje e gurëve në shkurt të këtij viti, në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, shënon rritje prej 1 për qind, në sektorin Industri përpunuese shënon rritje prej 0,4 për qind, ndërsa në Sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim rënie prej 0,2 për qind.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i punëtorëve në industri në shkurt të këtij viti, në krahasim me shkurtin e vitit 2016, shënon rritje tek Energjia për 0,9 për qind, Prodhimet intermediare përveç energjisë për 3,3 për qind, Prodhimet kapitale për 4,4 për qind dhe prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 4,9 për qind, prëderisa rënie shënohet tek prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 2,4 për qind.