Numri i përgjithshëm i fëmijëve në kopshte dhe në qendrat për zhvillim të hershëm fëmijëror në Maqedoni përfundimisht me 30 shtatorin e vitit të kaluar paraqet 34.386 që paraqet rritje për 5,3 për qind në krahasim me vitin 2015, kumtoi sot Enti Shtetëror për Statistika.
Me raportet vjetore në vitin 2016 janë përfshirë 96 ente për kujdes dhe edukim të fëmijëve, që është për 17,1 për qind më shumë në krahasim me vitin 2015.
Këto ente sigurojnë mbrojtje shëndetësore, ushqim dhe qëndrim ditor të fëmijëve, në pajtim me nevojat e tyre zhvillimore, të moshës deri gjashtë vjeç, në disda grupe (në periudhë zhvillimore deri 2 vite, prej 2 vjeç deri në nisjen në shkollë, grupe të kombinuara, grupe për fëmijë me pengesa në zhvillim, grupe të fëmijëve – qendra për zhvillim të hershëm fëmijëror në përbërje të kopshtit të fëmijëve dhe grupe për në formë institucionale të aktivitetit).