Qarkullimi në Maqedoni po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur, njofton LAMM-ja. LAMM-ja i rekomandon drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të përshtatur dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në komunikacion.
Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë -Bukovë. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.