Ankara, 9 prill – Një aeroplan ushtarak turk është rrëzuar në det gjatë një fluturimi stërvitor dhe dy pilotët që ishin në fluturake kanë shpëtuar, kumtoi sot Ministria turke e Mbrojtjes.
Aeroplani i tipit KT-1 u rrëzua pranë qytetit Foça, në bregun e Detit Egje në provincën turke Izmir.
Media lokale raportoi se pilotët u katapultuan dhe më pas u dërguan në spital pa dëmtime serioze.
Hetim për shkakun e rrëzimit është duke vazhduar.