Një barnatore në qendrën tregtare Bunjakovec është plaçkitur nga ana e një kryesi të panjohur, i cili duke u kërcënuar me thikë ka marrë rereth 1.500 denarë, barëra dhe telefonin celular zyrtar. Plaçkitja është paraqitur dje në orën 22:28, në Njësinë për njoftim dhe komandë Shkup. Po ndërmerren masa për gjetjen e kryesit dhe për ndriçim të plotë të rastit.