Një barnatore në qendrën tregtare “Antiko” në komunën e Karposhit është plaçkitur mbrëmë, me ç’rast janë marrë rreth 40 mijë denarë. Vjedhja është kryer në orën 19:55 pasi që një burrë i maskuar i ka kërcënuar me thikë të punësuarit A.S. (35) dhe S.M.K. (32), pas çka ka ikur në drejtim të panjohur. MPB sot kumtoi se është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe se po ndërmerren masa për zbulimin e kryesit të veprës.