Shkup, 8 tetor – Niveli i lumit Vardar në Jegunovc është dyfish më i ulët nga mesatarja, tregojnë matjet e sotme hidrologjike të DPHM. Janë zvogëluar edhe nivelet e Vardarit në Zajçev Rid, Veles dhe Demir Kapia, të Treskës te Makedonski Brod, Pçinja te Banja e Katllanovës dhe Krivarekës në Kriva Pallankë. Është rritur niveli i ujit në Bregallnicë në Berovë dhe të Cërnës në Novaci.