Qarkullimi në autostradën A-1 Negotinë -Gjevgjeli i cili u ndërpre për shkak të një aksidenti rrugor është normalizuar në orën 9 e 55 minuta. Aksidenti rrugor në këtë aks u ndërpre për automjete transportuese, ndërsa për automjetet e udhëtimit u zhvillua në një kah.
Aksidenti rrugor ka ndodhur rreth orës 7, në të cilën një automjet me targa hungareze, ka dalë nga rruga, ndërsa lëndime të rënda trupore kanë marrë një burrë dhe një grua të cilët kanë udhëtuar me të. Të lënduarit janë transferuar në Qendrën e Urgjencës në Shkup.