Shkup, 8 gusht – Është normalizuar komunikacioni në rrugën rajonale Tetovë – Shkup, që prej orës 8:45 ishte ndërprerë për shkak të aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të rezervistëve të armatës afër Karpallakut dhe rikahëzimi bëhej nëpër rrugën e vjetër afër qarkores Grupçin.
Nga LAMM informojnë se komunikacioni është normalizuar në orën 10:10.