Dita e sotme te Juventusi ka qenë e dedikuar te prezantimi i mbrojtësit turk, Merih Demiral, të cilët bardhezinjtë e transferuan këtë verë nga Sasuolo. 21-vjeçari në fazën përgatitore dhe ndeshjet miqësore ka surprizuar për mirë në ambientin e torinezve, ndërsa ofertat për të nuk kanë munguar.
Megjithatë, duke parë cilësitë e shfaqura nga mbrojtësi, drejtuesit e Juventusit kanë vendosur ta mbajnë në skuadër, pavarësisht konkurrencës së madhe. Në prezantimin e sotëm, Demiral është shprehur se është një ëndërr të jetë pjesë e Juventusit, teksa shtoi se idhujt e tij janë shokët e skuadrës, duke veçuar Kielinin.
“ Për të arritur këti kam bërë shumë sakrifica, nuk është një surprizë për mua. Të jem këtu është një ëndërr. Jam turku i parë te Juventusi dhe është një nder për mua. Dua të jem një model. Idhujt e mi të vërtetë janë ata me të cilët luaj tani, si Kielini. Montero? I kam parë videot e tij, shpresoj ta tregoj sa më shpejt të tregoj se jam i fortë< u shpreh Demiral.