Prokuroria Themelore Publike në Sveti Nikollë ngriti procedurë kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër të vazhduar penale “ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit”. Procedurë udhëhiqet edhe kundër katër personave të cilët e kanë pranuar ryshfetin.
I dyshuari, siç bëjnë të ditur nga Prokuroria Publike, më 15 tetor të vitit 2021, në komunën Llozovë ishte vërejtur se si u jep para qytetarëve që të votojnë për një kandidat të pavarur. Është marrë dokumentacioni dhe mjetet pagesore të cilat ishin gjetur te i dyshuari.
“I dyshuari është mbajtur në stacionin e policisë. Pas udhëzimeve të dhëna të prokurorisë, nëpunësit policorë po grumbullojnë njoftime nga personat të cilët i kanë pranuar mjetet në vlerë prej nga tre mijë denarë. Po ndërmerren edhe veprime të tjera për zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në kumtesë.