Një grua ka lindur foshnjës, ndonëse ka 14 vjet qëkur është në komë.
Punëtorët e spitalit nuk e kanë ditur se është shtatzënë deri sa nuk ka lindur.
Infermieret në të vërtetë kanë vërejtur diçka të çuditshme kur ka filluar të “shtërzojë” në shtrat.
Policia ka frikë se është dhunuar në komë dhe ka mbetur shtatzënë. Prandaj ka nisur hetimin për keqtrajtim seksual në spital në Feniks, sepse gruaja është në komë së paku 14 vjet dhe tash ka lindur fëmijë, shkruan CBS.
Burimet thonë se pacientes i është nevojitur ndihmë e përhershme, prandaj “plot njerëz” kanë pasur qasje në dhomën e saj.