Mozzik dhe Loredana, ish-partnerja e tij, kanë qenë çifti më i përfolur i këtij viti në titujt rozë derisa pak javë më parë, pranuan të dy publikisht se i kanë dhënë fund raportit të tyre të shumëkomentuar. Prindërit e një vajze, tani bëjnë jetën e tyre të ndarë, edhe në muzikë.
Mozzik dhe Getinjo kanë qenë dy nga të ftuarit specialë të kësaj të shtune në emisionin “Shiko kush luan”. Dy vëllezërit janë bërë pjesë e lojërave të shumta dhe nuk kanë mundur t’ju shpëtojnë disa pyetjeve ngacmuese.
Gjatë njërës prej tyre, Mozzik është pyetur se sa lidhje serioze ka pasur në jetën e tij dhe ai ka zbuluar se ka pasur vetëm një. Ashtu siç mund të pritej, ai ka treguar se vetëm Loredana ka qenë e dashura e vërtetë e tij.
“E dinë të gjithë që e dashura serioze është vetëm një është dhe ajo është nëna e vajzës sime, Loredana” – tha Mozzik, duke treguar kështu se Loredana vazhdon të jetë njeriu më i rëndësishëm që reperi ka pasur në aspektin personal.